AKTUALITET, 25 Qershor 2026, 21:11

“Qeverisja nuk merret me problemet, por me personazhet”, Belind Këlliçi dënon sulmet ndaj protestës së qytetarëve

“Qeverisja nuk merret me problemet, por me personazhet”, Belind

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vlerësoi protestën që sot ishte në ditën e 26-të. Ai veçoi faktin që sulmohet në këtë lloj forme çdo person që lexon kërkesat, ndërkohë që nuk ka përgjigje për kërkesat.

“Kjo protestë e tanishme, ndryshon nga çdo protestë që është bërë. Nga mënyra e dhënies së mesazheve, këndi i fëmijëve, është një gjë brilante.

Protesta nuk ka ardhur duke u rrudhur. Fakti që në ditën e 26 ka masivitet, ka shumë të rinj, ka energji, gjë që është sinjal shumë i mirë për shoqërinë shqiptare.

Në tërësi fakti që sulmohet në këtë lloj forme çdo person që lexon kërkesat ndërkohë që nuk ka përgjigje për kërkesat, tregon problemin e madh që ka qeverisja aktuale që nuk merret me problemet, por me personazhet”- tha Këlliçi.