TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati ka debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Bushati tha se BE po na pranon edhe duke bërë lëshime, por qeveria e minon procesin duke shtuar probleme si imuniteti i Ballukut, patronazhistët, etj.
Debati:
Andi Bushati: Jam skeptik, kam folur me njerëz që njohin procesin e integrimit. Për normat e ambjentit për ti plotësuar na kanë lënë afate kohore që mund ti plotësonim për 25 vjet, për vende të tjera 2-3 vjet. E sjell se jemi jashte çdo standardi. Por këtu ka një vullnet për zgjerim në këtë moment. Se e shfrytëzojmë ne? BE për sa i përket ekonomisë, mjedisit, tregohet tolerant se do të na pranojë. Ne kësaj tolerance, i shtojmë kusht Ballukun, shkatërrimin e zgjedhjeve, gjëra thjeshtësisht të menaxhueshme që zgjidhen me vendime politike. Se nuk po kërkon njeri që të bëjë mrekulli për mjedisin, edhe BE e di. Ndërkohë, për këto të tjerat, është përgjegjësi politike. Është një gjë sa plotësojmë standardet, dhe një raport tjetër sa kjo qeverisje e shtyn përpara procesin, apo me Ballukun, shkatërrimin e zgjedhjeve, patronazhistët, sulmet ndaj drejtësisë. Kjo qeverisje po e minon.
Blendi Klosi: Thatë a duhet ta shtyjë qeverisja këtë proces. Duhet ta pohoni se këto janë punë qeverisëse, punë administrate, teknikësh, ligje, reforma të realizuara.
Andi Bushati: Ata reformën në drejtësi e quajnë mirë, por thonë ju po e pengoni. Qeveria është barrë për integrimin.
Blendi Klosi: Ata e miratojnë hapjen e procesve. Në të gjithë prononcimet e partnerëve politikë, reforma në drejtësi është nga arsyet pse kemi ecur përpara.
Andi Bushati: Ata thonë ne duam t’ju fusim dhe ju bëheni pengesë. Ata për mjedisin tregohen tolerant, por Ballukut s'kanë ç’ti bëjnë ata.
Blendi Klosi: Qytetari do ekonominë, hyrja në BE, ecja përpara, edhe kjo e datës 26, do të thotë më shumë akses në fondet e BE. Pastaj do të jetë rruga europiane. Kjo arritje e BE dhe ky hap i ri që bëmë në kuadër të anëtarësimit, do të sjellë më shumë para. Thatë që diskutimi për zv kryeministren do të ishte bllokues, faktet treguan që nuk ishte bllokues. Largimi nga detyra dhe lejimi i drejtësisë, procesi hetimor…