AKTUALITET, 26 Qershor 2026, 17:58

Qeveria miraton 300 kuota kredish të buta për policët, arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët

Qeveria miraton 300 kuota kredish të buta për policët,

Qeveria ka miratuar 300 kuota kredish të buta me normë interesi 0% për punonjësit e administratës publike duke u krijuar mundësi më të lehta për financim dhe strehim.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj njofton se nga këto kuota kredish do të përfitojnë 6 kategori punonjësish të administratës.

Nga 70 kuota kredie janë ndarë për punonjësit e policisë, arsimtarët, mjekët, infermierët dhe ushtarakët. Ndërsa 20 kuotat e tjera do të shkojnë për policinë e burgjeve.