AKTUALITET, 9 Shkurt 2024, 08:45

Qëlloi me armë ndaj një automjeti, arrestohet nënkomisari i policisë

Qëlloi me armë ndaj një automjeti, arrestohet nënkomisari i

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar Kastriot Gjingecaj, me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin Denis Gjingecaj, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjingecaj efektiv i policisë, në bashkëpunim me të birin, 24-vjeçarin Denis Gjingecaj qëlluan me armë në drejtim të automjetit të një 29-vjeçari.

Nënkomisari, me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, dhe djali i tij raportohet se janë konfliktuar mesditën e djeshme me 29-vjeçarin Kiti Kazazi në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës.

Pas sherrit për motive të dobta, baba e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohet se kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte i riu.

Efektivi Kastriot Gjingecaj u arrestua nga AMP, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.