AKTUALITET, 18 Janar 2025, 13:32

Qarkullonte me armë/ I njohur si anëtar i klanit 'Duka', vihet në pranga: Elvis Gaçaj u dyshua dhe për vrasjen e Santiago Malkos

Qarkullonte me armë/ I njohur si anëtar i klanit 'Duka',

Policia e Tiranës arrestoi një person i cili qarkullonte me armë zjarri me vete i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë. Bëhet fjalë për Elvis Gaçaj si dhe shoku i tij Marsel Dobi për moskallëzim krimi.

Vihet në pranga një person i rrezikshëm i cili qarkullonte me armë zjarri me vete i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë, Elvis Gaçaj si dhe shoku i tij Marsel Dobi për moskallëzim krimi.

Elvis Gacaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos.

Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më herët ne vitin 2019.

Gaxhaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, një një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistol dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi  për dy të pandehurit ti lërë në “arrest shtëpie” ne ate kohe.

Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015.

Ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të.

Elvis Gaçaj akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike.