AKTUALITET, 9 Korrik 2026, 11:09

Punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë, Rama publikon një tjetër video: Forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon

Punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë, Rama publikon një

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet që po zhvillohen në aksin Elbasan-Rrogozhinë.

Rama thekson se ky investim afron qytetet dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon.

“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII, një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.