AKTUALITET, 30 Qershor 2024, 09:44

Publikohen rezultatet e provimit për lëndët me zgjedhje në Maturën Shtetërore, ja ku mund t’i shikoni notat

Publikohen rezultatet e provimit për lëndët me zgjedhje në

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e Maturës Shtetërore për lëndët me zgjedhje.

Të gjithë maturantët mund t’i shikojnë notat e tyre në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Më 24 qershor rreth 28 mijë maturantët iu nënshtruan provimit të fundit të Maturës Shtetërore, lëndëve me zgjedhje.