AKTUALITET, 12 Nëntor 2024, 20:07

PS-PD, rreth 9 orë debate/ Beqaj sërish nesër te “Sterilizimi”, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor

PS-PD, rreth 9 orë debate/ Beqaj sërish nesër te

Komisioni i “Sterilizimi” është mbyllur sot pa asnjë dëshmi nga ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke vijuar punimet në një mbledhje që do të zhvillohet nesër në orën 10:30.

Shtyrja e mbledhjes u bë me propozim të nënkryetari të komisionit Plarent Ndreca.

Mbledhja e sotme, e cila vijoi për rreth 9 orë e gjysmë, nd╒r të cilat për rreth 8 orë e 49 minuta i pranishëm ishte edhe ish-ministri në pritje të mundësisë për të dëshmuar, ka qenë e mbushur plot tensione e debate mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës.

Ka qenë një nga kërkesat e Beqaj, ajo e prezantimit të deklaratës para marrjes në pyetje, me powerpoint, ajo që ka shkaktoi mosdakordësinë mes dy palëve, duke çuar edhe në d ështimin e mbledhjes së sotme.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi u shpreh se kërkesa e Beqajt për një deklaratë kontekstuale ndryshe, nuk është e drejtë pasi ai është njëlloj si dëshmitarët e tjerë, madje shtoi se konferencat me powerpoint, Beqaj duhet t’i bëjë gjykatë.

Ndërkohë nënkryetari Plarent Ndreca iu përgjigj se me çdo kufizim që po i bëhet, po shkelet e drejta e ish-ministrit Beqaj dhe po i dhunohet e drejta.

Më pas të tërë orët në vijim kaluan me debate mbi të njëjtën pikë, duke mos arritur në një dakordësi, derisa nënkryetari Ndreca propozoi shtyrjen e mbledhjes, pasi deri tani nuk ishte arritur asnjë rezultat.