AKTUALITET, 17 Shkurt 2025, 18:34

PS kërkon kohë për propozimin e PD, hiqet nga rendi i ditës votimi i Avokatit të Popullit

PS kërkon kohë për propozimin e PD, hiqet nga rendi i ditës

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë rënë dakord që të shtyjnë votimin për avokatin e popullit.

Berisha kërkoi që të votohej Besim Ndregjoni, gjë për të cilën PS nuk ishte kundër asnjë emri, por tha se duhet të ketë një konsultim.

Ndaj u hoq nga rendi i ditës votimi i Avokatit të Popullit.

Niko Peleshi: Emri për Avokatin e Popullit duhet të vinte me konsus

Berisha: Nëse nuk bini dakord, të merret koha e nevojshme për të arritur në vendimin që mund të jetë vendimi më i drejtë qe mund të marrë ky Parlament.