AKTUALITET, 18 Prill 2024, 15:29

Provokon ish-peshëngritësi Dhima: Jam Pirro i të gjithë grekëve, dua të drejtat për “Epirin e Veriut”

Provokon ish-peshëngritësi Dhima: Jam Pirro i të gjithë

Ish-peshëngritësi nga Himara, Pirro Dhima është konfirmuar tashmë si një kandidat për eurodeputet të Greqisë në Parlamentin Europian.

Ish-peshëngritësi nuk ka humbur kurrë, por menjëherë ka nisur me premtimet e para teksa nëpërmjet një reagimi të ditëve të fundit në rrjetet sociale thekson se tashmë do të përfaqësojë Greqinë.

Madje ai nuk ngurroi edhe të shprehej se do të kërkonte të drejtat për “Epirin e Veriut”, si “Pirro” i të gjithë grekëve. Kujtojmë se herë pas here Piro Dhima ka bërë të tilla deklarata të forta, ndërsa shpesh herë është cilësuar si antishqiptar.