TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë në ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Në tubim janë bashkuar edhe pjesëmarrës nga diaspora, të cilët kanë ardhur posaçërisht në mbështetje të revoltës që vijon prej ditësh.
Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime.
Pas fjalimeve, kanë nisur edhe marshimin rreth godinës së kryeministrisë. Shumë emigrantë nga diaspora kanë shprehur idenë që të rrinë në qëndresë gjithë natën.
Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë.