TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas protestës së 13-të radhazi para Kryeministrisë kundër klasës politike. protestuesit vijuan traditën e tyre me një marshim në rrugët kryesore të Tiranës.
Ata përshkuan zonën e Vasil Shantos, më pas u drejtuan drejt kryqëzimit të Komunës së Parisit dhe ndaluan për disa minuta në sheshin “Wilson”, ku u mblodhën për të përcjellë mesazhet e tyre.
Të vendosur, protestuesit shprehën qartë kërkesat e tyre. Mesazhi kryesor i marshimit ishte kundërshtimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa për largimin e tij nga pushteti.
Marshimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë qytetare.