AKTUALITET, 13 Qershor 2026, 19:01

Protestuesit instalacion për plagën sociale të emigrimit/ Aktivistja: Nga një palë këpucë për çdo të larguar. T’i japim fund tranzicionit

Protestuesit instalacion për plagën sociale të emigrimit/

Protestës para Kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët dhe aktivistët, të cilët ditën e sotme hoqën gardhin dhe telin me gjemba në Rrjoll të Lezhës. Në fjalën e saj njëra prej aktivisteve deklaroi se kanë marrë me vete një pjesë të gardhit atje si simbolikë për t’ju treguar oligarkëve dhe qeverisë që s’ka gardh që ndan shqiptarët.

Aktivistja në fjalën e saj preku të pranishmit teksa prezantoi edhe instalacionin me këpucët e të larguarve jashtë vendit.

“Ne po vazhdojmë një betejë madhështorë për t’i rikthyer dinjitetin Shqipërisë dhe për t’i dhënë fund tranzicionit. Unë vij nga Rrjolli, arritëm një fitore të vogël, çliruam një pjesë të Rrjollit dhe hoqëm telat me gjemba, por nëse nuk çlirojmë Shqipërinë nuk kemi fituar.

Duhet të qëndrojmë të bashkuar përtej çdo ndasie, bashkë do t’ja dalim. Kemi sjelle një pjesë nga gardhi në Rrjoll që ata të kuptojnë se nuk ka gardh që ndan shqiptarët. Kemi sjellë këpucë nga ata që janë larguar, ju ftojmë të vizitoni instalcionin”.