AKTUALITET, 10 Qershor 2026, 22:43

Protestuesit i hoqën të riut flamurin e LGBT, reagon Rama: Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe

Protestuesit i hoqën të riut flamurin e LGBT, reagon Rama: Asnjë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot një moment tensioni gjatë protestës së organizuar në Tiranë.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale një moment tensioni në protestë, ku protestuesit heqin flamurin e LGBT-së.

“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet të plotë me djalin e ngacmuar”, tha Rama.

Kryeministri thotë në mesazhin e tij se asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe.

“Turp për ngacmuesit”, u shpreh ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)