AKTUALITET, 20 Qershor 2026, 21:04

Protestuesi thirrje administratës: Lini vendet e punës dhe bashkohuni me ne kundër Ramës! Sali Berisha është fajtori kryesor, të japin dorëheqjen të gjithë

Protestuesi thirrje administratës: Lini vendet e punës dhe bashkohuni

Nga protesta përpara Kryeministrisë, një emigrant që ka ardhur nga Italia i bëri thirrje administratës që të lënë vendet e punës dhe t’u bashkohen atyre në revoltën e tyre që vijon prej javësh kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ai kërkoi dorëheqjen e të gjithë klasës politike, teksa shtoi se një ndër fajtorët kryesorë për gjendjen e vendit është edhe ish kryeministri Sali Berisha.

“Sot i bëj thirrje të gjithë administratës, të afërmit e tyre të lënë vendet e punës dhe të bashkohet me popullin dhe emigrantët se ne jemi e ardhmja e këtij vendi. Rama në burg, Berisha në burg.

Kam 34 vjet që rri në Itali, edhe Berisha na ka zhgënjyer. Berisha është fajtori kryesor, edhe Edi Rama. Duhet të japin të gjithë dorëheqjen.”, u shpreh qytetari.