AKTUALITET, 29 Qershor 2026, 10:20

Protesta vazhdon/ Me flamingo varur në pemë dhe pankarta kundër Ramës e Berishës, disa protestues e gdhijnë te kryeministria

Protesta vazhdon/ Me flamingo varur në pemë dhe pankarta kundër

Prej më shumë se një jave, protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre te kryeministria edhe gjatë natës.

Mëngjesi i së hënës ka gjetur aty një grup të vogël prej tyre, të vendosur te pemët.

Disa janë ulur në karriget metalike, ndërsa ka edhe nga ata që janë shtrirë mbi mbulesat që kanë marrë me vete.

Në pemë kanë varur flamurin kombëtar dhe një flamingo. Pranë vetes mbajnë pankarta ku thuhet “Rama ik, Berisha ik!”