AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 20:02

Protesta/ Rama: Sulmi hibrid nga Irani dhe konkurrenca shkaqet kryesore, nuk tërhiqemi nga investimi në Zvërnec

Protesta/ Rama: Sulmi hibrid nga Irani dhe konkurrenca shkaqet kryesore, nuk

Kryeministri Edi Rama, sot gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Zvërnecit tha se Shqipëria është nën një sulm hibrid, i cili ka origjinën nga Irani.

Duke iu referuar mesazheve të publikuara në rrjetet sociale, por dhe protestave që pasuan më tej, Rama tha se “kjo është diçka e stisur në mënyrë shumë shumë djallëzore”.

“Ne kemi një sistem të mbrojtjes nga rrjetet sociale, nga këto sulmet që bëhen nga faktorë të tjerë kundër nesh. Dihet botërisht, nuk është sot, por ka vite që jemi shënjestër e Iranit. Për këtë asrye kemi ndërtuar një sistem mbrojtje që është nga më të mirët në evropë për sa i përket sulmeve që godasin infrastrukturën digjitale, por kemi mundësi të shohim dhe aktivitetin. Ditën e parë kur ka shpërthyer gjëja ka patur pesë herë më shumë përdoures të rrjeteve shqiptare, të rrjeteve sociale që lidhenin me Shqipërinë se çfarë ka patur gjatë gjithë viteve të fundit. Pesë herër më shumë u bë në një ditë kur u shpërnda ajo gjëja”, tha Rama.

Duke folur për rrethimin në Zvërnec, Rama tha se “ishte një skandal i vërtetë ai rrethimi në atë formë, me ato tela sipër që është përgjegjësi e madhe e atyre shqiptarëve që janë caktuar atje nga kompania për të menaxhuar gjënë. Me atë gardhin me rrjetin me tela, është bërë me IA një si afishe dogane, u bëhej stop kufiri izraelit. Është hedhur në mënyrë intensive gjithë andej narrativa, që këtu do vijnë palestinezët që do të shkulen nga Gaza. Kjo është bërë me një sistem shumë të qartë për ne tanimë në disa xhami. Dhe aty nga njerëz që janë penetruar në atë sistem, është hedhur hirra tek të tjerë që kanë marrë këtë gjë me shqetësim të madh duke e besuar.

“Gjëja më pas ka marrë përmasa botërore dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar përse Irani është i interesuar për këtë narrativë dhe pse kjo narrativë, por kjo nis duke shkatërruar një nga pikat më të forta të reputacionit të shqiptarëve nëpër botë që është sesi myslimanët shqiptarë, po bëhet film për këtë, muslimanët shqiptarë bashkë me krishterët shqiptarë shpëtuan hebrenjtë. Kjo është një medalje e ari që na e kanë dhënë ne dhe ja kanë dhënë Shqipërisë… Dhe që pastaj të bëhen me IA video protestash që nuk ekzistojnë buzë detit me miliona njerëz, ku ka buzë detit me miliona njerëz dhe që të gjitha mediat në lindjen e mesme, në Izrael, Amerikë dhe të nxjerrin atë protestën dhe të thonë ja. Është përpjekje për të na bërë gropën dhe nuk duhet shumë për të na bërë gropën. Ky është sulmi që është bërë nga ata që janë armiq të Shqipërisë, Irani, me ata jemi në armiqësi, ata janë armiq me ne. Dhe që e kanë shfrytëzuar këtë moment”, nënvizoi Rama.

Kreu i Qeverisë shtoi se po përdoret edhe mjedisi si faktorë nxitës. “E dyta, nuk e them unë, janë një sërë raportesh jo vetëm të shërbimeve inteligjente evorpiane, por edhe publike të instituteve të ndryshme, që nga suedezët..etj, që kanë vërtetuar që vendet e mëdha që janë kundër evropës, kundër BE dhe janë shumë të interesuara të godasin shoqëritë e vendeve që duan të bëhen pjesë e BE e kanë strategji të tyre të përdorin çështje ambientale për të krijuar rrëmujë. Pasi çështjet ambientali prekin shumë njerëz, është strategji. Ka një potencial çështja ambientali.”, tha Rama.

Sipas Ramës faktori i tretë është konkurrenca. “Ne kemi hyrë tani në një territor ku duhet të matemi shumë mirë dhe duhet të jemi shumë të përgatitur pasi kemi hyrë në territorin e një konkurence të pamëshirshme. Dhe këtu s’ka lidhje fare me shtetin. Nëse të gjitha mediat greke, nëse një nga burimet kryesore të kësj jlufte kryesore është media sociale dhe jo vetëm greke, kjo nuk lidhet me qeverinë greke, por e bën konkurrenca. E bën konkurrenca dhe hidhet para shumë e madhe për këto luftra. Edhe këtë duhet mbajtur mirë parasysh”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, “ikja e një investimi nga Shqipëria në vitin 2009-2010 diku atëhere, që shkoi në Mal të Zi, vendosi se çfarë ndodhi me turizmin në 20 vite. Si u bë Mali i zi, si mbetëm ne. Ky investim nuk ikën nga Shqipëria sa të jem unë këtu. Sepse ky investim mund të iki, shkon në Greqi, shkon në Mal të Zi, larg qoftë, shkon diku tjetër, nuk shkon asgjëkundi pak rëndësi ka, por po të iki nga Shqipëria i bije që në të kthejmë përmbys diçka që e kemi ndërtuar kaq vite”, tha Rama.