AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 19:58

Protesta në bulevard, ish-zv.ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert Wilton, mer pjesë në tubim

Protesta në bulevard, ish-zv.ambasadori i OSBE në Tiranë, Robert

Ish-zv.ambasadori i OSBE në Tiranë është bërë pjesë e protestës së 24 që mbahet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.