TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në shënimet e tij të javës kryeministri Edi Rama beri te qarte se nuk ka ndermend te largohet. Pas algoritmit te rrjeteve sociale, të cilin Rama e cilëson si faktor kryesor të protestave masive, kryeministri ka gjetur një tjetër faktor, atë që e konsideron "dore te fshehur" të partive të reja për karrierën e tyre politike.
“Sa më shumë zemërim, sa më shumë frikë, sa më shumë tronditje, aq më shumë shpërndahet iluzioni se, pak nga pak, duke u shkëputur nga realiteti, njeriu, në realitetin e kuruar nga algoritmi, mund të ndryshojë botën, mund të shembë atë që e pengon të jetë i lumtur. Mund të bëjë një kapërcim të ëndërrt pa gjykuar më mbi faktet, por mbi një version faktesh që i serviret pa pushim, e pa pushim, e pa pushim në ekranin e celularit. Pa ndjekur domosdoshmërisht të vërtetën, por duke u bërë pjesë e një historie të ndërtuar për të, të montuar, të amplifikuar dhe të rrethuar me të tjerë si pjesë e diçkaje që të bën të mendosh se ti po përjeton mishërimin e bindjes tënde të ndarë me shumë të tjerë dhe papritur nuk je më vetëm.
Prandaj edhe sot ka shumë njerëz që dalin në protesta me bindje të sinqerta, siç ka këtu jo shumë larg nga ku po flas, njerëz që mendojnë sinqerisht që duke dalë në protestë po mbrojnë natyrën, po mbrojnë flamingot, po mbrojnë një pasuri që i përket të gjithëve. Gjithçka është fisnike dhe legjitime dhe meriton shumë respekt si qëllim, por po i mbrojnë nga kush? Po i mbrojnë nga unë, po i mbrojnë nga ne? Që natyrën, mbrojtjen e natyrës, zonat e mbrojtura, ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ndalimin e prerjes së pyjeve, i kemi pasur lajtmotiv dhe i kemi lajtmotiv të punës sonë.
Dhe prandaj edhe thirrja ime është që, me respekt për motivin, nuk duhet përjashtuar detyrimi për të verifikuar faktet. Sepse kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti, nga sloganet që qarkullojnë më shpejt se provat, nga një algoritëm që shpërblen gjithmonë atë që trondit, jo atë që shpjegon, atëherë idealizmi, dëshira e sinqertë, nevoja për t'u shprehur në një komunitet, kthehet në instrument, në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera.
Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron Zvërnecin, se po mbron Shqipërinë, ndërkohë që po mbron interesat e dikujt tjetër.
Menduan gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të karrierave të tyre politike apo për partiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpejt të vjetra, të vogla, që duan të rriten duke hedhur gurë, duke fshehur duart, duke nxjerrë një dorë, duke mbuluar një dorë tjetër”.