TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e ngriti lart protestën e rinisë pas ngjarjeve të Zvërnecit, duke e cilësuar atë më të veçantën në 35 vitet e fundit.
“Kjo është protesta më e veçantë e 35 viteve të fundit të demokracisë. Një protestë e një grupi njerëzish që vijnë edhe nga partitë ekzistuese që kanë dezertuar nga kazermat dhe partitë e reja dhe janë bashkuar të gjithë kundër establishmentit kundër kastës Berisha-Rama, këtij teatri i ka ardhur fundi me zbritjen në shesh e qindra mijëra njerëzve.
Zvërneci ishte pika e ujit që derdhi gotën me marrjen zvarrë të personit që pretendonte tokën dhe Rama, gjesti ndaj atij qytetari, është shteti okult i oligarkëve dhe tani nuk kuptohet që Rama është kreu i dy pushteteve, atij legal dhe atij të oligarkëve, apo vetëm shërbëtor i oligarkëve. Njerëzit e perceptuan shumë qartë se nuk mund të ushtrohet kjo dhunë ndaj qytetarëve. Janë këto episode që ndezin fitilin e revoltës dhe zemërimit popullor dhe është ngjarje e madhe për demokracinë në Shqipërinë”- tha Zogaj.