TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se mbështet protestën e qytetarëve, kryesisht të rinj, që po protestojnë kundër politikës së vjetër.
"Mund të jetë protesta e tretë që dal si gazetare dhe qytetare. Kjo është protesta më e bukur, është me të rinj dhe të reja, kundër politikës së vjetër, nuk është kundër zhvillimit por pro transparencës.
Fytyra më e shëmtuar e politikës shqiptare kulmoi me ngjarjen e Zvërnecit ku u tërhoq zvarrë një qytetar.
Mu mbushën sytë me lot, sot pashë të rinj që u dhanë policëve karafilë në nderim të kolegut të tyre që u vra. Pashë të rinj që u ofronin ujë policëve. Kam parë nënë me fëmijë 5 muajsh. Kam parë aty edhe gjyshër apo gjyshe që kishin marrë nipat apo mbesat me vete. Ka një makineri propaganda për të thënë është nga agjenturat. Nuk kam dëgjuar nga asnjë protestues të thotë të jemi kundër zhvillimit, por të mbrohen zonat e mbrojtura", tha Lala.