TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin "Të Paekspozuarit" u diskutua për protestën e qytetarëve që vijon prej nëntëmbëdhjetë ditësh.
Deputetja e PS, Iris Luarasi, tha se protesta është kambanë alarmi për qeverinë dhe duhet lexuar me mençuri. Ndërsa analisti Andi Bushati deklaroi se është në fakt një "kambanë fundi".
Biseda
Andi Bushati: Ata thonë nuk ju duam më, ti bëjë dikush tjetër këto (ligjet)...
Iris Luarasi: Po janë një grup njerëzisht që duan që kjo të ndodhë. Qeveria të bëjë anti-protestë? Të mbledhë më shumë njerëz që të sulmojnë protestën? Kjo do të ishte e gabuar. Ku e dimë se një grup tjetër është okej me këtë gjë? Me shifra, kemi një Shqipëri me 12 mln turistë. Unë po të them me pastërti, është kambanë alarmi e jashtëzakonshme për qeverinë dhe duhet ta lexojë me mençuri.
Andi Bushati: Unë them është kambanë fundi...
Iris Luarasi: Por po ta them nuk më duket e mençur, të ngremë pjesën tjetër të njerëzve, pasi kjo do të ishte e rrezikshme për Shqipërinë.