AKTUALITET, 3 Qershor 2026, 19:42

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës!

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka

Protestuesit që po kundërshtojnë projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit kanë shfaqur pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta kundër investimit që parashikohet të zhvillohet në këtë zonë.

Një nga pankartat që po tërheq më shumë vëmendje mban mbishkrimin: “Ivanka Trump, mbaj duart larg Nartës!”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt vajzës së presidentit amerikan Donald Trump e cila së fundmi deklaroi se po investonte "në një ishull privat". 

Mijëra protestues kanë mbushur sheshin prej disa ditësh, ndërkohë që pasditen e sotme ka patur përplasje në nisje të protestës, pas disa gardheve metalike të vendosura nga policia. Megjithatë, policia u tërhoq dhe protesta vijoi paqësisht.