AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 19:47

Protesta hyn në ditën e 37-ë, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta hyn në ditën e 37-ë, qytetarët protestojnë

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 37-ë radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.

Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre teksa sot shënohet protesta e 37-ë radhazi.