TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj u shpreh kundër teorive konspirative që po ngrihen për të shpjeguar protestën për Zvërnecin. Zogaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Shqipëria i ka krijuar vetë problemet përherë dhe se protesta në sheshe është e rinisë shqiptare.
“Gjithmonë vendet rivale fqinje dhe jodashamirëse kërkojnë shesh që të bëjnë përshesh. Edhe në 1997 ka patur interferime nga Greqia, por problemin e kemi krijuar ne, jo ata.
Protesta është pastërtisht e rinisë shqiptare, e qytetarëve, pa dallim feje, krahine dhe ideje. Duke marrë shkas nga një ngjarje e rëndë, kundër varfërisë, kundër polarizimit ekstrem, kundër manipulimit.
Kontrasti në fjalë është kudo, por në Shqipëri është krijuar me forca ekstrapolitike dhe nuk përgjigjet me moshën e ekonomisë së tregut dhe me tregun kaq të vogël.
Jemi duke thënë se nëse bëjmë debat nëse duhet bërë transparencë, nuk duhet të jetë temë debati nëse SPAK duhet të hetojë apo jo, se është detyrë.
Greqia si vend ka një supeturizëm, është superfuqi, nuk ka shqetësim të madh që ka një ishull dhe ka një bregdet të vogël.
Nëse sqarohet statusi i pronës dhe pronarët legjitimë bien dakord që ta shesin pronën e tyre, duhet të kuptojmë se investimet madhore zhvillojnë Shqipërinë.
Shqipërinë e ka transformuar nisma e lirë”- tha Zogaj.