AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 22:28

“Protesta është në rrugë, ti thua ta bëjmë në hotel”, Tela përplaset me Shkurtin për krijimin e Kuvendit Qytetar për protestën

“Protesta është në rrugë, ti thua ta bëjmë

Analisti Adi Tela debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Armir Shkurti për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar, në mbështetje të protestës. Tela u shpreh kundër formalizimit të protestës qytetare, duke u shprehur që e veçanta e protestës është se ajo është në rrugë, ndërsa Kuvendi kërkon ta fusë atë në hotel.

Debati

Shkurti: Ky është një grup pune që po hap procesin ku përfshihen të gjithë palët.

Tela; O Armir, një pyetje për të katërt. Si u shkruan ato pesë kërkesat që u lexuan para publikut?

Shkurti: Ato kërkesa nuk kanë lidhje me Kuvendin.

Tela: Pyetja është si u shkruan, kush u mblodh?   

 Lleshi: Në protestë që është thirrur shumë prej njerëzve ishin të interesuar, kemi evidentuar në fillim.

Tela: Ju e bërë një Kuvend atje dhe bëtë këtë dhe pasi u lexuan këto kërkesa u shtruan dhe filluan t’i lexonin në kor. Nuk doli një grup njerëzish që të thoshte unë jam kundër, njerzit të tërhiqeshin, ta kundërshtonin. Tani kërkesa që ne të bëjmë një Kuvend që këto 5 kërkesat t’i shkruajmë në një letër, kjo duket e tepër dhe kërkim protagonizmi nga individë të veçnatë dhe kjo mund t’i bëjë keq protestës.

Rakipi: Një Kuvend do të thotë që protesta të ketë një kokë. Formalizimi do të thotë që të ketë një kokë. Por mund ta marrë Doktori, ose Edi Rama.

Shkurti: Unë e vlerësoj por nuk e di pse çedon Tela. Grupi i tyre u mblodh dhe bëri deklaratë. Mbasi mbaroi deklaratën u miratua.

Tela: Protesta është në rrugë, ti thua ta bëjmë në hotel.

Shkurti: Jo mor vlla, në rrugë e ke. Kush të tha në hotel?

Tela: Po në hotel, ke nxjerrë foton, ne përfaqësuesit.

Shkurti: Po nuk bisedohet në rrugë, o Andi!

Tela: Po këtu ndryshon kjo protestë. Të tjerat kanë shkuar nëpër zyra.