AKTUALITET, 18 Prill 2026, 09:44

Protesta e PD/ 11 të arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme, policia shoqëron në komisariat 22 persona

Protesta e PD/ 11 të arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme,

Rreth 11 protestues u arrestuan mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së Partisë Demokratike, ndërsa 22 të tjerë u shoqëruan nga policia.

Sipas raportimeve, shoqërimet ndodhën në momentin kur protestuesit hodhën fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë, pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha.

Tubimi u shoqërua me tensione dhe përplasje, ku protestues dhe deputetë demokratë mbetën të lënduar pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj në drejtim të tyre.