TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim para SPAK gjatë protestës së opozitës para këtij institucioni.
I pyetur se ku dallon protesta e opozitës nga ajo që u bë pak ditë më parë nga mbështetësit e kryebashkiakut Erion Veliaj para SPAK, Berisha tha se protestat e qeverisë para institucioneve shtetërore janë përpjekje për grusht shteti.
Sali Berisha: Por unë sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatës dhe prokurorë të çështjes Veliaj. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra.
Pas 40 e sa vitesh, Ediskobari kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë.
Në historinë e botës ka pra vetëm dy raste, ka rastin Eskobar dhe rastin Ediskobar.
Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe interesi para gjykatave dhe prokurorive në çdo kryeqytet të botës. Por protestë shtetërore, protestë e organeve shtetërore, ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit.
Dhe e garantoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim antikushtetues do u regjistrohet atyre dhe do ndëshkohen në mënyrë shembullore që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër.