AKTUALITET, 10 Qershor 2026, 19:29

Protesta e 11-të përkon me 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Atëherë u bënë bashkë shqiptarët e 5 vilajeteve, sot të 5 kontinenteve

Protesta e 11-të përkon me 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit:

Protesta e njëmbëdhjetë që po mbahet në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zëvrnec përkon me 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Ky përvjetor është kujtuar nga protestuesit edhe nëpërmjet pankartave.

"Prizren 1878, u bënë bashkë shqiptarët e 5 vilajeteve, Tiranë 2026, bëhen bashkë shqiptarët e 5 kontinenteve",- thuhet në një prej pankartave.

Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së vilajeteve që ishin shumicë shqiptare për nga popullsia në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.