TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kastriot Çipi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për protsetën dhe qasjen e mediave ndaj saj.
Çipi tha se jo vetëm mediat e kapura nga qeveria, por edhe media pranë opozitë, e sulmoi fillimisht protestën, pasi është media partiake dhe jo në shërbim të publikut, ndërkohë që shtoi se rrjetet sociale dhe mediat online po forcohen.
"Qeveria dhe opozita kontrollojnë një pjesë të madhe të mediave. Po të shohësh listën e të ftuarve te Syri, e sheh që ata që janë kundër sistemit nuk thirren, thirren vetëm ata kundër Ramës. Syri e ka sulmuar protestën egërsisht javën e parë.
Mbetet media në shërbim të një partie dhe jo të publikut.
Por e mira e kësaj kohe, media është e decentralizuar për shkak të teknologjisë. Podcastet, rrjetet sociale, bëjnë punët e tyre. Ky lloj aktivizmi duke shpërndarë videot alternative që nuk vijnë nga mediat e elitës dhe sistemit, duke rekomanduar njëri tjetrit, duke përfunduar te raportimet për bizneset e lidhura me Ramën, është fenomen i ri që po ndryshon raportet. Mediat e pavarura online do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme.
TV-të do të kenë krizë do të bëhen si televizioni shqiptar, me 13 kanale por nuk e di a ka audiencë as sa një televizion të vogël lokale", deklaroi Çipi.