AKTUALITET, 18 Maj 2024, 18:39

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi bien në kontakt me energjinë, dërgohen me urgjencë në spital

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi bien

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Dhërmi, ku dy punonjës dhe pronari i një hoteli kanë rënë në kontakt me energjinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:25.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.