TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se një nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe, TOWIE nga ITV, prodhuesi më i madh në Europë për Reality Shows, ka zgjedhur Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se Shqipëria po fiton vëmendje në arenën ndërkombëtare të turizmit.
Postimin e tij, e ka shoqëruar me pamje nga xhirimi i programit TOWIE.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që një nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe, TOWIE nga ITV, prodhuesi më i madh në Europë për Reality Shows, ka zgjedhur Drimadhën për xhirimet e sezonit të ri, si një tjetër dëshmi e vëmendjes që po fiton Shqipëria në arenën ndërkombëtare të turizmit dhe medias, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.