TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha u shpreh sot në Kuvend se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet një nga qëllimet më të rëndësishme të qeverisë.
Ai theksoi se negociatat nuk janë bllokuar, ndërsa bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë politik dhe në një klimë konstruktive dialogu në parlament.
“Marrëdhëniet tona me BE-në dhe vendet anëtare kanë qenë asnjëherë më të ngushta se sot. Rezultatet konkrete dhe reformat janë i vetmi kriter vlerësimi për BE-në. Vendi ka avancuar me një ritëm të përshpejtuar dhe të vlerësuar; Shqipëria ka konsoliduar pozicionin e saj së bashku me Malin e Zi. Kur flitet për zgjerim, përmendet edhe Shqipëria dhe objektivi për të mbyllur negociatat teknike në vitin 2027.
Zyrtarët më të lartë të BE-së kanë theksuar se, nëse ruhet ritmi aktual, ky objektiv i anëtarësimit brenda vitit 2030 është absolutisht i arritshëm. Procesi kryesor është ai i shqyrtimit të raportit të KE-së për piketat e ndërmjetme. Ndryshe nga sa dëgjohet, ky proces nuk është bllokuar e as ndaluar nga shtetet anëtare. Si çdo vend kandidat, Shqipëria nuk është pjesë formale e diskutimeve të brendshme në KE; do të jetë në atë tryezë vetëm kur të jetë anëtare. Procesi i integrimit duhet të mbështetet në një klimë konstruktive dialogu dhe bashkëpunimi”, tha Hoxha.
Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se procesi i negociatave për anëtarësim bazohet ekskluzivisht në meritë dhe në rezultate konkrete të reformave, të cilat sipas tij janë kriteri i vetëm i vlerësimit nga Bashkimi Europian, shkruan A2CNN.
“Qëndrimi i BE-së ndaj zgjerimit nuk ka ndryshuar, ai mbetet një nga prioritetet e BE-së. Konstatimi i dytë është se marrëdhëniet tona me BE dhe vendet anëtare nuk kanë qenë asnjëherë më të ngushta, më konkrete, më përmbajtësore dhe më premtuese se sa sot. Në bazë të kësaj marrëdhënie, natyrshëm qëndron procesi i negocimit për anëtarësimin, një proces i bazuar në meritë, ku reformat reale dhe rezultatet konkrete, mbeten kriteri i vetëm i vlerësimit nga BE. Konstatimi i tretë ka të bëjë me progresin domethënës që ka bërë Shqipëria, falë punës së administratës publike, angazhimit të ekipit negociator, vullnetit politik të përgjithshëm në këtë vend dhe mbështetjes së partnerëve europianë, vendi ka avancuar me një ritëm të përshpejtuar, të pazakontë dhe absolutisht të vlerësuar”, tha Hoxha.