TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Garancia proceduriale dhe besimi i qytetarëve te drejtësia janë dy kriteret që duhen plotësuar për anëtarësimin në BE, tha ministri i Drejtësisë Toni Gogu gjatë konferencës për shtyp. Ai e përmblodhi punën lidhur me procesin në disa statistika, ndërsa tha se raporti i IBAR ka kaluar në grupin vendimmarrës.
“Kemi vendosur që në nisje të detyrës 3 prioritete: fuqzimi i garancive proceduriale dhe të drejtave të njeriut, eficenca e sistemit gjyqësor që duhet të rritet në mënyrë domethënëse dhe aksesi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Nuk mundet të futemi në Europë nëse nuk fuqizojmë garancinë proceduriale të qytetarit në proces dhe qytetarët s’mund të kenë besim te sistemi nëse nuk e aksesojnë lehtazi apo nuk u përgjigjet në kohë. Do të doja të informoja pak me procesin e integrimit europian.
-70 institucione janë koordinuar
-190 ekspertë
-90 orë raportim në Komisionin Europian
- 8000 faqe dokumentacion janë dorëzuar.
Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme (IBAR) ishte një proces teknik dhe tashmë ka kaluar. Procesi lëviz, ecën dhe ka mbështetje faktike maksimale nga shteti shqiptar. ky raport ka të bëjë me rezultatet e prekshme që ne duam të shohim në vijim dhe që çdo qytetar pret nga sistemi i drejtësisë në vijim. Cilësia e reformave vlerësohet në atë raport që ka kaluar nga grupi i punës në grupin vendimmarrës”, tha Gogu.
Stoku i dosjeve është shifra negative që Gogu veçoi duke thënë se 72% e qytetarëve e shohin të vështirë financimin e një çështjeje.
“Shifra negative ka të bëjë me stokun e dosjeve sepse 72% e qytetarëve shqiptarë e shohin sistemin të vështirë për ta përballuar financiarisht. Në 137 mijë e 101 çështje që ministria ka si statistikë, trendi o fillon të zbresë. Është i papërfillshëm sepse është vetëm 2%, por kemi një model suksesi”, tha Gogu.