TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot shpalljen e ligjit ‘Për dhënie amnistie’. Ky ligj mori dritën jeshile nga Kuvendi me 84 vota pro më 18 qershor nga ku do të përfitojnë 1335 të dënuar.
Sipas pr.ligjit të miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe ato të PSD-së, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur. Amnistia penale hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Njoftim për media
Tiranë, më 30 qershor 2026
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 375, datë 30.6.2026, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.