AKTUALITET, 11 Shkurt 2024, 19:25

Premtimi i Ramës për hapjen e PS-së, Agron Shehaj: Problemi është kapja e ekonomisë nga oligarkët dhe ministrat

Premtimi i Ramës për hapjen e PS-së, Agron Shehaj: Problemi

Kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, duke folur sot pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së u shpreh se partia do të hapet, duke patur fokus shtrirjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deputeti i pavarur, Agron Shehaj, daklaroi përmes një video-mesazhi se problemi nuk është kapja e PS, por kapja e Ekonomisë, sepse Rama e ka kapur atë me oligarkët, ose direkt me ministrat e tij.

"Një ministër e bëri investitor strategjik, një tjetri i dha resorti në parkun e Butrintit, tjetri kontrollon tregune e farmacive dhe kështu me rradhë.

Edi Rama premton hapjen e PS, kur në fakt problemi nuk është kapja e PS por kapja e Ekonomisë.

Rama ka kapur ekonominë me oligarkët, ose direkt me Ministrat e tij.

Një ministër e bëri investitor strategjik, një tjetri i dha resorti në parkun e Butrintit, tjetri kontrollon tregune e farmacive dhe kështu me rradhë.

Duhet te themi te VERTETEN.

Ekonomia, ekonomia dhe vetëm ekonomia, ky është problemi kryesor i shqiptarëve, sepse është nën kontrollin e nje njeriu të vetëm, të kryeministrit Rama, të tjerat janë mashtrime"-u shpreh Shehaj.