TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa jemi në prag të hapjes së sezonit të ri turistik, historiani Auron Tare ka komentuar situatën në të cilën ndodhet aktualisht sektori.
Përmes një komunikimi të drejtëpërdrejtë me studion e “Open”, Tare tha se është fat që Shqipëria ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat e huaja.
Tare theksoi se në dekadën e fundit ka pasur një vëmendje të shtuar ndaj këtij sektori, por fatkeqësisht kjo nuk është përkthyer në masa të marra për ndërtimin e infrastrukturës dhe rritjen e industrisë në tërësi.
“Është fat që Shqipëria është në të gjitha mediat, pjesa më e madhe janë shkrime të paguara, por nuk ka gjë të keqe për këtë. Këto 10 vitet e fundit ka pasur një vëmendje më të shtuar te turizmi, por fatkeqësisht kjo vëmendje nuk është përkthyer në masa të marra për rritjen e infrastrukturës dhe industrisë turistike”, tha Tare.