AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 19:09

"Poshtë diktatura, rroftë revolucioni"/ Qytetari nga Kosova i bashkohet tubimit në shesh: Kosova është me nënën Shqipëri

"Poshtë diktatura, rroftë revolucioni"/ Qytetari nga Kosova

Mes mijëra qytetarëve që kanë mbushur bulevardin përpara Kryeministrisë, një zë i veçantë ka ardhur nga Kosova, duke i dhënë një tjetër dimension revoltës mbarëkombëtare.

Një protestues i ardhur nga Prishtina ka marrë fjalën, duke bërë thirrje për qëndresë para qeverisë.

Me nota emocionuese, ai u kërkoi protestuesve në Tiranë që të mos zmbrapsen përballë pushtetit, duke i siguruar se vëllezërit nga Kosova janë në krah të tyre në këtë betejë.

“Kam ardhur nga Prishtina! Vetëm një lutje kam për ju, mos u dorëzoni, rezistoni dhe do fitoni! Kosova është me juve, Kosova është me nënën Shqipëri. Poshtë diktatura, rroftë revolucioni!”, deklaroi ai mes brohoritjeve të zjarrta të turmës.

Prania e shqiptarëve të Kosovës në këtë protestë është mirëpritur me duartrokitje të gjata, duke treguar se kauza për mbrojtjen e pasurive kombëtare dhe kundërshtia ndaj modelit qeverisës ka tejkaluar kufijtë shtetërorë.