TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me përfaqësues të 40 kompanive të interesuara për ndërtimin e Portit të ri të mallrave dhe njerëzve në Porto Romano të Durrësit.
Rama tha se megjithëse në fund do të fitojë vetëm njëra prej kompanive, ata do të përjetojnë një eksperiencë unike në Shqipëri dhe herën tjetër do të vijnë me më shumë siguri e respekt për vendin tonë.
Ai foli gjithashtu edhe për një kompani që është duke punuar momentalisht, ku tha se holandezët në përgjithësi janë të shtrenjtë, por sipas tij, punojnë mirë dhe e meritojnë atë që marrin.
“Projekt strategjik i rëndësishëm për vendin. Dua t’ju falënderoj sinqerisht pasi në këndvështrimin tim tregon jo vetëm interes, por edhe besim.
Natyrisht që për ne si vend i gjithë ky është një proces i shtrirë në kohë, vijmë nga një e shkuar që nuk ka qenë aspak bujarë me ne, dhe tre dekada të rrugëtimit tonë në përpjekje për ndërtim Shqipëri moderne dhe ekonomi të hapur dhe konkurruese, mund të konsiderohet shumë por edhe shumë pak si rezultat i matjes së nivelit të eksperiencës.
Eksperienca kaq shumë e nevojshme nuk është në anën tonë, i jep referuar ekselencave ndërkombëtare, dhe në këtë rast siç është kompania në fjalë që po punon me kapacitet dhe talent për t’u admiruar. Të jemi të qartë, nuk po punojnë falas, sikundër e dini që holandezët janë sa të zotë aq edhe të shtrenjtë dhe nuk ka të dytë për aftësinë e tyre për të qenë tregtues, por në fund të ditës e meritojnë atë që marrin.
Besoj që kompania është një nga arsyet, në mos kryesorja, që juve keni ardhur këtu me besim.
Dua t’ju siguroj që ne jemi shumë të nderuar që ju kemi këtu, unë e kam para listën e kompanive, që kanë një shtrirje gjeografike mbresëlënëse, dhe 3 kompani të mbledhura këtu për të parë nga afër dhe bërë pyetjet e nevojshme një projekti si ky i yni na mbushin me optimizëm.
Të jeni të bindur se edhe pse në fund vetëm një kompani do të fitojë, kjo do të ndodhë si rezultat i një procesi që do ju bëjë të riktheheni në Shqipëri me shumë më tepër siguri dhe respekt sesa keni ardhur herën e fundit. Kur e kam ndjekur për herë të fundit projektin, jam habitur sepse më është dukur sikur po prezantonte një atelie të rilindjes në Firence”, u shpreh Rama.