TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një mbledhje e përjavshme e grupit parlamentar është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit ku pjesë e saj ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe tashmë ka përfunduar me largimin e Ramës dhe një pjese të kabinetit qeveritar.
Ajo thekson se fokusi i diskutimeve kanë qenë dy seanca që do mbahen këtë javë, ditën e nesërme dhe ditën e enjte.
Ditën e nesërme pjesa më e madhe i dedikohet raporteve të institucioneve të pavarura, ndërsa të enjten është një seancë nornale me rend dite që i takon projektligjeve.
Gjithashtu, në mbledhjen e grupit të PS-së është kërkuar që deputetët të jenë më aktiv në rrjetet sociale.
Kanë mbetur dhe 4 seanca plenare për tu zhvilluar në muajin korrik për t’u mbyllur sesioni parlamentar, ku me interes pritet të jetë reforma territoriale ku është ngritur një komision i posaçëm.
Mësohet se në këtë mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka komentuar protestën duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë reflektim!
