AKTUALITET, 10 Janar 2025, 14:07

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër/ Rama inspekton qendrën: U shërben 200 mijë banorëve

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër/ Rama inspekton qendrën:

Ka hapur dyert Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër. Ky është një tjetër investim madhor nga buxheti i shtetit për shëndetësinë, me ambiente të transformuara, kushte moderne dhe e pajisur me aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200,000 banorë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, kanë vizituar nga afër poliklinikën. Me një sipërfaqe prej 1300 m² dhe vlerë totale prej 120 milionë lekë të reja, janë zgjeruar shërbimet shëndetësore nga 14 në 22 specialitete.

“Specialitete të reja si kirurgjia, ortopedia, infektivi, toksikologjia, obstetrik-gjinekologjia dhe pediatria, fizioterapia, si dhe kabinetet moderne për imazheri, radioogragi, ekografi, mamografia dhe ORL, janë risi e këtij investimi që garanton kujdes shëndetësor të standardeve të larta për Shkodrën dhe zonat përreth”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.