AKTUALITET, 30 Tetor 2024, 20:41

Policia zbardh detaje të reja për atentatin në Shkodër: U gjetën 3 pistoleta dhe 2 kallashnikovë.

Policia zbardh detaje të reja për atentatin në Shkodër: U

Policia e Shkodrës ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me atentatin me armë zjarri në Shkodër, ku u vra Hamza Lici, një kalimtare e rastit, Flutura Basha dhe mbetën të plagosur, Arlind Bushati, i cili po udhëtonte me Hamza Licin dhe bashkëshorti i kalimtares.

Pas ngjarjes së rëndë, policia kontrolloi makinën ku po udhëtonin Lici dhe Bushati dhe brenda saj gjeti tre armë zjarri pistoleta.

Ndërsa 10 minuta pas atentatit, policia gjeti të djegur një “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Njoftimi shtese i policise

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç,  ju informojmë se:

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve,  në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.