AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 11:14

Policia shoqëroi disa protestues para Parlamentit, aktivistët kërkojnë lirimin e tyre te Komisariatet nr. 1 dhe 4

Policia shoqëroi disa protestues para Parlamentit, aktivistët


Pas dy orësh proteste me thirrjet “Rama jepe dorëheqje”, “Arrestoni Ramën” apo “Parlamenti i krimit”, ku u përdorën vezë e miell nga qytetarët dhe gaz lotsjellës nga Policia, organizatorët bënë thirrje me megafon që t’i drejtoheshin me marshim Komisariateve nr. 1 dhe 4 në Tiranë, aty ku mbaheshin të shoqëruar protestuesit.

Policia shoqëroi disa protestues para Parlamentit, aktivistët

“Qytetarë, të shkojmë të gjithë te Komisariatet nr. 1 dhe 4 për të liruar çunat tanë, të nxjerrim njerëzit tanë!”, ishte thirrja e një prej aktivistëve.

Policia shoqëroi disa protestues para Parlamentit, aktivistët

Shumë nga qytetarët u zhvendosën me marshim drejt Komisariateve, kurse të tjerët qëndruan para Kuvendit, duke u bërë gardh me policinë.

Policia shoqëroi disa protestues para Parlamentit, aktivistët

Deri tani raportohet për të paktën 6 protestues të shoqëruar, mes tyre edhe aktivisti Gent Progni.

Ndërkohë që vijojnë edhe tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.

Policia shoqëroi disa protestues para Parlamentit, aktivistët

Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe përplasje me policinë, ndërsa FNSH gjithashtu u vendos në hyrje të Parlamentit.

Policia shoqëroi disa protestues para Parlamentit, aktivistët

Protestuesit kanë hedhur vezë me herët në drejtim të automjeteve të disa deputetëve. Ndërkohë revolta vijon para Parlamentit me thirrjet “Arrestoni Ramën”.

Policia shoqëroi disa protestues para Parlamentit, aktivistët