TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë konferencës me gazetarët, Sali Berisha u pyet nga gazetari i MCN TV, lidhur me ngjarjen e rëndë të policit Azbi Spahiu i cili u lodh nga lartësia pak ditë më parë.
Gazetari e pyeti lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e sotme dhe faktin se përse Partia Demokratike dhe vetë Berisha, nuk flet për këtë ngjarje, duke qenë se është i njëjti polic që pak ditë më parë kishte ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane, ndërkohë që policia nuk bëri transparencë për ngjarjen.
Berisha tha se ka bërë mirë që nuk ka folur, pasi polici ka patur problemet e veta dhe për këtë shkak është hedhur nga lartësia dhe se askush nuk i ka bërë presion.
Berisha foli edhe për djalin e Manes, duke thënë se gjysma e njerëzve që drejtojnë automjete janë të dehur.
"Në rastin konkret, ndodhi ngjarja. Mediat në vend të thoshin po e fsheh policia, thanë po e fsheh Berisha. Berisha nuk po flet, mirë. Unë po e ndiqja. E kisha të thjeshtë të thoja të zbatohet ligji. Prita komunikatën e policisë. Asnjë komunikatë policia. Ishin dëmtuar dy makina, gjë që them se dëmtim makinash ma merr mendja po të bësh një kronologji, ndodhin çdo orë. U hodh polici, shyqyr që shptoi, është polici që e arrestoi. I bën presion? Vetëm hamendje. Ja që doli familja dhe u tha të gjithëve mos na bini në qafë, se ato që thoni janë të pavërteta, se ne kemi hallin tonë. A duhet që ne për mendime të ndryshme apo për tendenca, të lëndojmë një familje dhe një njeri?
Protesta nuk ka asnjë lidhje me një ngjarje e cila sipas familjarëve është gjithçka trillim. Çka lë me kuptu që njeriu i tyre mund të ketë një problem momental të shëndetit mendor, por ata luten të mos na rëndëojnë situatën tonë, sepse nuk ka lidhje me asnjë lloj presioni. Çfarë hy këtu unë në këtë?
Ishte i dehur apo jo? Të garantoj që të paktën gjysma e atyre që ulen në timon, po t’ua çosh atë tub dalin me një sasi të papërshtatshme. Kur familja thotë se nuk ka lidhje ngjarja pse do e lidh unë? Familja po të kishte lidhje do ta thoshte.
Nuk duhet të krijojmë zhurma aty ku nuk kemi qartësi. Ja pra që ky paska probleme të vetat. Protestën e kam mbështetur për dy rastet e tjera". tha Berisha.