AKTUALITET, 11 Janar 2025, 12:08

Pogradec/ Mafia e ndërtimit, Berisha: Kullat do të shkojnë deri në Tushemisht

Pogradec/ Mafia e ndërtimit, Berisha: Kullat do të shkojnë deri

Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në Pogradec në një takim me urbanistët e qytetit.

Ai u drejtua me një mesazh të gjithë qytetarëve të Pogradecit se nëse nuk i dalin për zot, kullat do të shkojnë deri në Tushemisht.

“Jemi këtu për të ngritur zërin për Pogradecin.

Mendje më e mbapsht në tokë nuk mund të bëhet se mendja e bërë nga mafia, se të imagjinosh kulla buzë këtij liqeni.

Ju garantoj se ato kulla do vazhdojnë deri në Tushemisht nëse qytetarët nuk i dalin zot .

Ju nuk e dini sa janë sasitë gjigande të narkoeurove të trafikantëve shqiptarë”, tha Berisha.