TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zëmblak të Maliqit.
Sipas informacioneve një shtetas ka humbur jetën aksidentalisht duke pastruar armën e zjarrit të tipit çifte.
Mësohet se viktima është rreth 45 vjeç, ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
"Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes"-tha policia.