TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një e re nga qyteti i Fierit është gjobitur me 80 mijë lekë gjobë si dhe i është pezulluar leja e drejtimit për 12 muaj pasi po ngiste automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Ajo ndodhej në automjet së bashku me të tjera vajza, teksa kishin xhiruar një video teksa automjeti kapi shpejtësinë 171km/h e më pas e postuan në rrjete sociale.
Automjeti që e reja po drejtonte, ishte me fuqi motorike më të lartë se ajo e e lejuar për kategorinë e lejes së drejtimit që zotëron.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetase duke drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, ju informojmë se:
U shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë shtetasja S. M., së bashku me automjetin që drejtonte, dhe ndaj saj u mor masa administrative me gjobë në vlerën 80 000 lekë të rinj, për shkeljet e parashikuara në pikat 3 dhe 5 të nenit 123, pikat 3 dhe 5 të nenit 139, si dhe në nenin 117/1 të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, si masë plotësuese, drejtueses së automjetit, shtetases S. M., iu pezullua leja e drejtimit për një periudhë 12-mujore, pasi rezultoi se drejtonte një automjet me fuqi motorike më të lartë se ajo e lejuar për kategorinë e lejes së drejtimit që zotëron.
Policia Rrugore apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe veprim në përputhje me ligjin.