AKTUALITET, 19 Qershor 2026, 15:27

Plas thika pas sherrit për mbeturinat, plagoset një person në Tiranë

Plas thika pas sherrit për mbeturinat, plagoset një person në

Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Ali Demit", pranë minibashkisë.

Mësohet se Aga sapo ka hedhur disa mbeturina në këtë zonë, kur është konfliktuar verbalisht me një tjetër person, i cili në debat e sipër e plagos atë me thikë.