AKTUALITET, 15 June 2026, 22:35

“Planifikuan ndërtimin e rreth 30 vilave dhe të një hoteli”, Artan Hoxha flet për aksionin e fundit të SPAK

“Planifikuan ndërtimin e rreth 30 vilave dhe të një

Gazetari Artan Hoxha tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, pjesë nga dosja e SPAK. 

"Në bisedën e datës 12 shkurt 2021 evidentohet fakti se bashkëbiseduesit lidhur me mundësinë e dhënies së një shume parash që varion nga 2-3 milionë euro për projektin rezidencial në pronën e personit nën hetim Alfredo Hamzait.

Sipas komunikimit shtetasit kanë planifikuar ndërtimin e rreth 30 vilave dhe të një hoteli. Ndërmjetës në këtë komunikim dyshohet të jetë shtetasi Ilir Shtufi. Në bisedën e datës 24 shkurt 2021, personi nën hetim Artur Koçeku i shkruan Alfredo Hamzait dhe jep edhe identifikimin aty"- tha Hoxha.