AKTUALITET, 11 Maj 2026, 10:22

Plani i rritjes/ Kos: BE do të ofrojë 200 mln euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi, diskutime edhe për samitin e radhës, BE-Ballkani Perëndimor

Plani i rritjes/ Kos: BE do të ofrojë 200 mln euro për

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos, tha se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi në zbatim të Planit të Rritjes.

Ndër të tjera, Kos tha se sot në takimin, do të diskutohet dhe për Samitin e radhës BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Podgoricë.

"Në zbatimin e Planit të Rritjes gjithçka po ecën mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Gjithashtu po sjellim rezultate konkrete sa i përket integrimit gradual, pasi, siç e dini, javën e kaluar Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA.

Ndërkohë po përgatisim Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor, dhe pres një angazhim shumë të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën evropiane", tha ndër të tjera Kos.